
Luftëtari luajti kundër Skënderbeut, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të korçarëve. Tifozët gjirokastritë ishin mjaft të irrituar pas takimit, gjë që u pa nga reagimi i tyre kundrejt ultrasve bardhekuq teksa i qëlluan me gurë nga jashtë stadiumit.
U desh ndërhyrja e policisë që gjendja të qetësohej. Sonte në mbrëmje, "Ujqërit e Dëborës" kanë reaguar përmes një statusi në kanalin zyrtar në facebook ku bëjnë me dije që asnjeri nga ata nuk është dëmtuar. " Midis qytetit te tyre duke kenduar per ekipin tone.Ja pra kjo verteton gjithcka se asnje nga antaret e tifogrupit nuk eshte prekur", shkruhej në facebook-un e tyre.
Poll