
Pas pak minutash luhet Super Kupa e Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë, në Elbasan Arena. Në prag të takimit të orës 19.00, ka folur ish lojtari i durrsakëve, Renato Arapi (aktualisht drejtor teknik). Arapi pyetet për tërheqjen nga futbolli, teksa e cilëson vendimin e marrë pak kohë më parë, si më të vështirin.
"Është një vendim i vështirë, por mendoj se ishte vendimi i duhur. Është e vështirë pasi jeta ka qenë vetëm futboll dhe tani kemi dalë nga rutina dhe po mësohem pak nga pak. Kam lidhje të ngushtë me lojtarët dhe kjo e lehtëson punën si drejtor".
Roli si drejtor apo trajner? "Është ende herët, por dhe unë do të futem në rolin e trajnerit. Tani është një fazë njohje për vitet e ardhshme" - tha ai.