Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Laçit Stavri Nica përpara Luftëtarit: Duam mbështetjen e tifozëve, së bashku ia dalim

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Laçit Stavri Nica përpara Luftëtarit: Duam

Laçi e ka finale sfidën e sotme me Luftëtarin dhe trajneri Nica ka kërkuar impenjim maksimal nga lojtarët e tij, ndërkohë që thekson se për kurbinasit nuk ka alternativë tjetër veç fitores.

“Luajmë një ndeshje të rëndësishme, në të cilën skuadra duhet të impenjohet maksimalisht për të fituar. Është pikërisht vetëm ky rezultat që na bën punë, ndaj do e kërkojmë përgjatë gjithë lojës. Veç impenjimit, duhet që skuadra të ketë ekuilibër dhe të mos e humbasë qetësinë, por gradualisht të sulmojë, duke qenë çdo moment agresiv në sulm”, shprehet Nica.

Më tej kreu i pankinës kërkon edhe mbështetjen e tifozëve, pasi në këto momente është e nevojshme për futbollistët.

“Në ndeshje të tilla duhet edhe fati, ashtu si edhe mbështetja e tifozëve, të cilëve u kërkojmë të jenë sa më të shumtë në këtë ndeshje dhe në fund të festojmë fitoren. Deri në fund kemi vetëm finale dhe na duhet të kalojmë fillimisht këtë. Humbjen me Kukësin e kemi harruar të gjithë dhe nuk dëshirojmë aspak ta komentojmë. Tashmë jemi të përqendruar te ndeshja me Luftëtarin, kundërshtar për t’u vlerësuar. Ne do bëjmë lojën tonë dhe synojmë vetëm fitoren”, përfundon Nica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga