Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Foto/ St. Gallen blen përfundimisht kartonin e Ajetit

Shkruar nga NEWSPORT

Albian Ajeti është zyrtarisht lojtar  i St. Gallen. Sulmuesi shqiptar që po shkëlqen këtë sezon në Zvicër teksa ka shënuar 9 gola në 19 ndeshje, duke i bindur të gjithë për aftësitë e tij. Drejtuesit e klubit të St. Gallen kanë blerë përfundimisht kartonin e Ajetit nga Augsburgu, skuadër ku sulmuesi ishte transferuar në merkaton e verës.

Duke mos patur hapësirat e duhur te klubi i Bundesligës, Ajeti zgjodhi të rikthehej në Zvicër aty ku tani është kthyer në sulmuesin kryesor të skuadrës së tij.

Drejtuesit e St. Gallen kanë paguar plot 1 mln franga për të marrë përfundimisht kartonin e tij, dhe tashmë ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021 me ekipin ku aktivizohet aktualisht.

Albian Ajeti ende nuk ka zgjedhur se kë Kombëtare do të përfaqësojë teksa është në dilemë mës Shqipërisë dhe Zvicrës. Megjithatë, pritet që zgjedhja e tij të jetë fanella kuqezi, ashtu si ka deklaruar edhe vetë lojtari më parë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga