Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk e di për pozicionin në fushë me trajner Maran”, Juljan Shehu me ide të qarta: Do bëjmë maksimumin në Ligën e Kombeve

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e di për pozicionin në fushë me trajner Maran”,
Juljan Shehu

Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet më 3 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ka folur para mediave Juljan Shehu, duke dhënë më shumë detaje për tema specifike.

A besoni se me trajnerin e ri do jenë më pranë portës?

Mendoj se çdo trajner ka idetë e veta përsa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë, nuk e di nëse do të jem më përpara apo në të njëjtin pozicion, e rëndësishme është që sa herë të jem në fushë me Kombëtaren të jap maksimumin dhe më të mirën për ekipin. Nuk e di saktësisht ku do të jem se trajneri ka idetë e veta për lojën, do të bëj maksimumin nëse do jem para ose do të jem më mbrapa.

A mendoni se me trajenrin Maran do ndryshojnë disa gjëra?

Çdo trajenr kërkon të ndryshojë ekipin me idetë që ka.

Rëndësia e ndeshjeve në Ligën e Kombeve?

Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne, përsa i përket vazhdimësisë që do kemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, do të bëjmë maksimumin dhe të ndërtojmë identitetin tonë me trajnerin e ri.

Identiteti në dy ndeshjet e ardhshme?

Çdo lojtar që vjen në ekipin Kombëtar e meriton të jetë përderisa është këtu, çdo pozicion dhe çdo vend është i hapur për gjithsecilin dhe do të luajë ai që meriton të luajë.  

Poll

Lexo gjithashtu