Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vlen miliona dhe premton shumë për të ardhmen tek Kombëtarja, Shqipëria video speciale për talentin që la Italinë

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen miliona dhe premton shumë për të ardhmen tek
Luis Hasa

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar me anë të një postimi në rrjetet sociale afrimin e ri në skuadër, Luis Hasën.

Në videon e shpërndarë nga faqja zyrtare e FSHF-së, talenti shfaqet me fanellën kuqezi, duke konfirmuar kështu nisjen e rrugëtimit të tij me ngjyrat kuqezi. "Mirë se erdhe Luis Hasa", shkruhet në mbishkrimin e postimit.

22-vjeçari është një nga talentet më premtues që i është bashkuar së fundmi Kombëtares shqiptare. Ai luan si mesfushor i qendrës, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor sulmues apo anësor i majtë.

Kujtojmë që lojtari ka qenë pjesë e rregullt te moshat e Italisë ku ka fituar dhe Kampionatin Europian U19, ku ai ishte protagonist.

Lojtari që është në pronësi të Napolit por që aktivizohet tek Carrarese në Serinë B italiane do t’i duhet të tregojë cilësitë e tij për të fituar besimin e trajnerit Maran për fazat eleminatore te Kampionatit Eurpopian 2028.

 

Poll

Lexo gjithashtu