Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga takimi me Rolando Maran te atmosfera në Kombëtare, Myrto Uzuni: Me trajneri e ri mund të luaj më ofensiv, normalisht do tregojmë veten

Shkruar nga NEWSPORT
Nga takimi me Rolando Maran te atmosfera në Kombëtare, Myrto Uzuni: Me
Myrto Uzuni

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemburgut. Sfidat që do të zhvillohen në stadiumin "Air Albania", do të luhen të mërkurën më datë 3 qershor dhe ajo e radhës të shtunën më 6 qershor, në të njëjtin orar, 20:00.

Pak ditë para këtyre dueleve, ka folur për mediat, sulmuesi Myrto Uzuni. 

"Takimi me trajnerin e ri, çfarë ka ndryshuar në atmosferë? Normalisht që është stafi i ri, edhe në sistem më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Dhe dëshira është që të shënoj shumë gola. Normalisht do tregojmë veten, të gjithë mund të luajmë titullar.

Situata me Austin? Normalisht që kam kontratë. Kam patur një ofertë shumë të mirë në janar. Ka qenë e mbyllur si tratativë, por në momentet e fundit është prishur për shkak se edhe klubi i Austin nuk kishte shumë prurje në ekip.

Cikël i ri? Siç e thashë edhe më përpara, i uroj suksese trajnerit Sylvinho. Përsa i përket trajnerit të ri, siç e sheh eksperiencën me skuadrat ku kanë qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe me ne.

Kur luan për ekipin Kombëtar, normalisht që ke qëllime se luan për kombin dhe ne duam të dalim të parët në Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi për Europianin, këto qëllime na shtyjnë përpara. Nëse një lojtar nuk ka urinë apo dëshirën për të luajtur në Europian ose për të fituar, nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar", tha Uzuni. 

 

Poll

Lexo gjithashtu