Një tjetër përballje që mund të “vulosë” fatet e këtij edicioni në “Abissnet Superiore” është ajo mes Egnatias dhe Dinamos. Të dyja këto skuadra do të zbresin në fushën e lojës prej orës 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Përmasat e këtij dueli marrin peshë të theksuar, pasi gara për titullin është mëse e hapur dhe 90 minutat do të jenë ato që do caktojnë se çfarë drejtimi do të marrë trofeu, pasi paralelisht do të luhet dhe Vllaznia - Elbasani.
Për këtë sfidë të rëndësishme, dy trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede e kanë krijuar tashmë një ide të qartë se cilët lojtarë do të aktivizojnë që nga minuta e parë për marrjen e tri pikëve.
FORMACIONET E MUNDSHME:
DINAMO: Teqja, Meksi, Dita, Ferreira, Aliji, Malomo, Qardaku, Qefalia, Vila, Guindo, Berisha. Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandiashvili, Aliev, Poci, Ruci, Fernando, Bakajoko, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Sota, Gruda. Trajner: Nevil Dede
