Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Bllokim për notën “10”-të! Mbrojtësi i Shqipërisë dhuron “SHOW” në mes të Athinës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bllokim për notën “10”-të! Mbrojtësi i
Bllokimi i Stavro Pilo

Duket se ftesa e Sylvinhos për ndeshjen e fazës “Play-Off” kundër Polonisë, ka “ndezur” mbrojtësin Stavro Pilo. Në takimin AEK – Kifisia (3 – 0), jo vetëm që 25 vjeçari asistoi në golin e 3-të për të tijët, por dhuroi paraqitje të nivelit shumë të lartë.

“Dëshmia e gjallë” se çfarë kualiteti posedon Pilo, përkoi me minutën e 55-të. Edhe pse kishte përballë dribuluesin Nunnely, shqiptari e bllokoi në mënyrë të përkryer në metrat e fundit para portës, madje duke marrë topin në kontroll.

Lëvizje për notën “10” dhe guxim i madh në zonën e rreptësisë. Shmangia e një goli të “sigurtë”, pasi sulmuesi rival do dilte i vetëm përballë portierit Thomas Strakosha.

Mbetet për t’u parë “strategjia” e Sylvinhos me Stavro Pilo, nëse do e fus në fushë kundër Polonisë, pasi të njëjtin profil ka edhe Mario Mitaj, korsinë e majtë të linjës në repartin defensiv.

Bllokimi i Stavro Pilo

Poll

Lexo gjithashtu