Ilustrim: Armando Broja & stadiumin "Elbasan Arena"
Egnatia dhe Dinamo po përballen momentalisht në ndeshjen e vlefshme për Final 4 të “Abissnet Superiore”. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” që vlen për titull, ka mbledhur shumë figura në tribuna.
Një prej tyre është edhe Armando Broja. Pjesë e listës së Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ditën para grumbullimit duket se sulmuesi kuqezi po e kalon duke shijuar supersfidën Egnatia-Dinamo.
Armando Broja në "Elbasan Arena"
Kujtojmë që për 25-vjeçarin ishte një sezon tepër i vështirë në Premier League me Burnley. Në aspektin ekipor, nuk ia dolën të mbijetonin në elitë, ndërsa në atë personal, Broja mori shumë pak minuta.
Poll
