Ernest Muçi - Roland Maran
Ernest Muçi ishte një nga mungesat e rëndësishme të Kombëtares shqiptare në listën e publikuar sot nga Rolando Maran. Në njoftimin e FSHF-së, thuhej se sulmuesi i Trabzonspor mungon për arsye dëmtimi.
Ndërkohë që pak minuta më parë, është vetë ish-sulmuesi i Tiranës që ka reaguar në rrjetet sociale. Muçi ka konfirmuar njoftimin e FSHF-së për sa i përket dëmtimit, teksa i uron suksese trajnerit Maran.
“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret, për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi.
Story i Ernest Muçit
Poll
