Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mesfushor që “nuhat” portën! Luis Hasa, risia që premton gola e asiste në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushor që “nuhat” portën! Luis Hasa, risia që
Luis Hasa

Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit.

Risi në këtë listë ishte Luis Hasa, mesfushori i cili këtë sezon u aktivizua te Carrarese në Serie B, në huazim nga Napoli. Duke mos qenë prioritet për përfaqësuesen A të Italisë, 22-vjeçari zgjodhi ngjyrat kuqezi.

Megjithatë, cilësitë Hasës nuk i mungojnë, të cilat i tregoi edhe në sezonin që lamë pas me Carrerese. Ai mori pjesë në 31 ndeshje, duke qenë lider në repartin e mesfushës, por duke ndihmuar shumë edhe në fazën ofensive.

Mesfushori ia doli që të shënonte 5 gola dhe të asistonte në 4 të tjerë, duke qenë “kyç” me ekipin “verdheblu”. Kështu, Kombëtarja ka në “gjirin e saj” një mesfushor që përveç kontrollit të lojës, premton gola e asiste.

Ndërkohë që më 30 qershor, Hasa do të rikthehet te Napoli. Ndeshjet miqësore me Kombëtaren kuqezi do të jenë të rëndësishme në aspektin personal për 22-vjeçarin, i cili duhet të bindë drejtuesit napoletanë për ta mbajtur.

Poll

Lexo gjithashtu