Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rikthim i BUJSHËM në Evropë! Serbi i “çmendur” pas Mario Mitajt, e do me patjetër në verë (PRAPASKENAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i BUJSHËM në Evropë! Serbi i “çmendur”
Lamine Yamal dhe Mario Mitaj

“Hipoteza” që mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj të rikthehet në Greqi te AEK-u, ka filluar të masivizohet në tokën helene. 22-vjeçari konsiderohet “produkt” nga akademia e AEK-ut, ndërsa luajti me ekipin kryesor në sezonin 2020-2021, e përkthyer me 16 prezenca në të gjitha kompeticionet.

Tashmë, Mitaj i përket ekipit të Al-Ittihad në Arabinë Saudite, me të cilët është i lidhur deri në verën e vitit 2028-të. Në bazë të raportimit të fundit nga “SportReport” në Greqi, trajneri serb i AEK-ut Marko Nikolic, beson se futbollisti nga Malësia e Madhe i ka aftësitë për të krijuar “garanci” në linjën e majtë të prapavijës.

Dy lojtarët që mbulojnë këtë korsi te verdhezinjtë e Athinës nën urdhërat e trajnerit Nikolic janë legjionari Stavro Pilo dhe skocezi James Penrice. Mbetet për t’u parë nëse pronari i AEK-ut Marios Iliopoulos, do t’i plotësojë dëshirën “timonierit” serb, përsa i takon transferimit të Mitajt gjatë merkatos së verës.  

Poll

Lexo gjithashtu