Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një “maratonomak” si Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares zyrtarisht më i miri në Itali (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Një “maratonomak” si Ylber Ramadani, mesfushori i
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani ka zënë vendin e parë në Serie A italiane për sezonin 25/26 dhe kjo për një arsye të veçantë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përshkuar më shumë kilometra se kushdo tjetër përgjatë sezonit që lamë pas.

Me një total prej 421.58 kilometrash, Ramadani mban vendin e parë në Serie A. Ndërkohë që pas tij vjen mesfushori i Romës Cristante me 412.44km e më tej, Frendrup, Vasquez dhe Karlsrom.

Në sezonin që sapo u mbyll, 30-vjeçari ka qenë një titullar absolut me fanellën e Lecce-s, duke ndihmuar për të siguruar mbijetesën në elitë. Me kontratën që i përfundon këtë qershor, Ramadani ka opsionin e rinovimit për një tjetër vit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lega Serie A (@seriea)

Poll

Lexo gjithashtu