Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Pushimet kthehen në tragjedi për ish-talentin e klubit të Premier League, sulmuesi ndërron jetë pas helmimit

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Pushimet kthehen në tragjedi për ish-talentin e klubit
Victor Udoh

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme nga ndarja nga jeta e futbollistit Victor Udoh. Sulmuesi nga Nigeria ka qenë duke është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Abuja, teksa po kalonte pushimet me familjen. 

Dyshohet se 21-vjeçari është helmuar nga ushqimi, çfarë ka shkaktuar dhe fatin e tij tragjik. Udoh ka qenë një emër i njohur në Angli, pasi kishte dalë nga akademia e Southampton.

Po ashtu,ai ka luajtur edhe në kampionatin belg me skuadrën e Rowal Antwerp, ndërsa në tetorin e vitit të kaluar firmosi për çekët e SK Dynamo Ceske Budejovice.

Të treja këto klube kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale, duke përcjellë mesazhe ngushëlimi për familjen e të ndjerit.

REAGIMET: 

Southampton: "Jemi të shkatërruar nga ndarja tragjike nga jeta e ish-lojtarit Victor Udoh në moshën 21-vjeçare.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e Victorit në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë."

Royal Antwerp: "Me pikëllim të madh, RAFC ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit Victor Udoh. Victor iu bashkua Bosuil-it në sezonin 2023/2024, ku në sezonin e tij të parë me Young Reds arriti të shënojë 12 gola në 21 ndeshje. Atë sezon ai bëri edhe debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në ndeshjen në shtëpi kundër Charleroi-t. Në total, Victor zhvilloi 28 paraqitje zyrtare për The Great Old dhe dha 2 asistime, përpara se të transferohej te Southampton. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të afërmit e Victorit. U urojmë shumë forcë, mbështetje dhe ngrohtësi gjatë kësaj periudhe veçanërisht të vështirë. Prehu në paqe, Victor."

SK Dynamo: "Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Victor Udoh, i cili iu bashkua Dynamo-s verën e kaluar. Për ekipin tonë rezervë këtë vit ai luajti në 3 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Prehu në paqe."

Poll

Lexo gjithashtu