Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dyshimet për mungesë profesionalizmi në skuadër, REAGON mbrojtësi i Kombëtares: Nuk lejoj askënd të vë në dyshim punën time!

Shkruar nga NEWSPORT
Dyshimet për mungesë profesionalizmi në skuadër, REAGON
Marash Kumbulla

Si të mos mjaftojë fakti që është përballur me dëmtime të shpeshta, Marash Kumbulla i duhet të përballet po ashtu me aludimet që e bëjnë përgjegjës për formën jo të mirë që po kalon momentalisht te Mallorca, e cila në anën tjetër po "lufton" për të qëndruar në elitë.

Fillimisht ishin deklaratat e trajnerit të skuadrës, Martin Demichelis që u shpreh shkurt lidhur me gjendjen e mbrojtësit shqiptar duke thënë se nuk ka informacion për lojtarin.

"Nuk di asgjë për Marashin. Për atë që kupton duhet pak fjalë", ishin komentet e trajnerit, çfarë solli dhe një lumë komentesh në drejtim të shqiptarit. Megjithatë, për t'i vënë "pikat mbi i" ka menduar pikërisht Kumbulla përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Instagram.

REAGIMI: 

"Mësova nga mediat lidhur me lajme dhe komente që vënë në dyshim profesionalizmin dhe përkushtimin tim ndaj Mallorcës.

Nuk do lejoj askënd që të vë në dyshim gjithë angazhimin tim dhe përkushtimin profesional.

Do të ketë një moment dhe do të gjendet koha e duhur për t’i sqaruar të gjitha. Por tani të gjitha forcat tona duhet të fokusohen tek ndeshjet e radhës.

Le të qëndrojmë të bashkuar!"

Dyshimet për mungesë profesionalizmi në skuadër, REAGON
Postimi i Marash Kumbullës

 

 

Poll

Lexo gjithashtu