Marash Kumbulla duket se është drejt fundit të aventurës së tij tek Mallorca. Dëmtimet nuk po e lënë të qetë sërisht 26 vjeçarin, i cili është i huazuar nga Roma tek ekipi spanjoll.
Ndërsa së fundmi mbrojtësi ka dhënë një intervistë për “calciomercato”. Kumbulla ka folur me pasion për përvojën e tij tek Roma nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
“Nëse do t'a quaja një të metë, do të thoja se është shumë i ndershëm. Mourinho është një njeri shumë kërkues, mësova detaje taktike pë të cilat nuk isha i vetëdijshëm më parë. Të dish kur të ndalosh një lojë me një faull, të pranosh një karton nëse situata e kërkon, ose të trajtosh momente të caktuara të lojës në mënyrë më inteligjente. Këto janë aspekte që në fund i kuptova duke punuar nën drejtimin e tij”, u shpreh mbrojtësi.
Në fund Kumbulla foli edhe për trajnerin Gasperini, duke theksuar se është i hapur për një rikthim tek Roma dhe për të punuar dhe të mësojë më shumë prej tij.
