Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sylvinho e “zhduku” nga Kombëtarja, sulmuesi shqiptar “magjik” me gol e asist në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sylvinho e “zhduku” nga Kombëtarja, sulmuesi shqiptar
Arbnor Muja

Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja, po dhuron spektakël në ndeshjen St. Truiden - KV Mechelen (3 – 0), sfidë e vlefshme për kampionatin belg.

Në minutën e 24-të, pasi shmangu bukur rivalin, 27-vjeçari “tundi” rrjetën mike dhe kaloi në epërsi ekipin e KV Mechelen. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në “frymën e fundit” të pjesë së parë, Muja kontriboi me asist për të tijët.

Teksa po luhet pjesa e dytë e takimit të mësipërm, Arbnor Muja mban notën më të lartë sipas “SofaScore”, 9.1.

Përmendim se protagonisti në fjalë, prej nëntorit të vitit 2023, nuk u përzgjodh më nga ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndonëse ka treguar formë të mirë, duke marrë trajtën e të “padëshiruarit.

Goli i Arbnor Mujës

Asisti i Arbnor Mujës

 

Poll

Lexo gjithashtu