Kapiteni i Grasshopper, Amir Abrashi ishte "heroi" emocional i skuadrës pas fitores dramatike 2-1 ndaj FC Aarau, sukses që i siguroi mbijetesën e klubit në Superligën zvicerane.
Mesfushori shqiptar tregoi shpirtin luftarak deri në fund, edhe pse në minutën e 104-të mori një goditje të rëndë në fytyrë që i çau buzën dhe e la të gjakosur. Pavarësisht dhimbjes, ai refuzoi të largohej nga loja dhe vazhdoi të luftonte për fanelën e Grasshopper.
Pas ndeshjes, Abrashi emocionoi tifozët me deklaratën e tij. “Kjo ishte, besoj, plaga ime më e bukur. E kisha buzën e çarë, por asgjë nuk më ndalonte të luftoja për këtë klub,” u shpreh shqiptari.
36-vjeçari pranoi se javët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në karrierën e tij për shkak të presionit të madh dhe rrezikut të rënies nga liga, por theksoi se skuadra nuk u dorëzua kurrë. Në fund, ai riafirmoi "dashurinë" për klubin dhe futbollin, duke thënë se zemra e tij rreh gjithmonë për Grasshopper.
