Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, ka shpërndarë në “story”, foto me shokun e skuadrës te Rayo Vallecano, fjala është për sulmuesin spanjoll Sergio Camello.
Ky i fundit, ka dalë nga akademia e Atletico Madrid, ndërsa ka fituar La Liga-n me “El Colchoneros” në sezonin 2020-2021. Nk është i vetmi sukses për Camellon.
Në Olimpiadën e vitit 2024, qendërsulmuesi 25-vjeçar, fitoi medaljen e artë me Spanjën, ndërsa ka pasur shoku ekipi mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsi, vlera e të cilit ka arritur në 80 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.
Për Sergio Camello, Ivan Balliun e pjesën tjetër të ekipit të Rayo Vallecano, data 27 maj, do të jetë ndeshja e “jetës”, finalja kundër Crystal Palace në Conference League.
