Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mario Mitaj me “pikëpyetje” për të ardhmen, gjiganti i Superligës i hap dyert: Është i mirëpritur!

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Mitaj me “pikëpyetje” për të ardhmen, gjiganti
Mario Mitaj

Edhe pse është vetëm 22 vjeç, mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj, jep “garanci” në linjnë e majtë të prapavijës, e përkthyer me teknikë të lartë dhe qetësi.

Aktualisht pjesë e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, marrdhënia mes drejtuesëve të klubit arab dhe lojtarit shqiptar nuk janë ndër më të mirat, teksa gjatë merkatos së dimrit u lakua edhe largimi, por që mbeti në tentativë.

Nga mediat greke, konkretisht “SportReport”, bëhet e ditur se skuadra e AEK-ut të Athinës është gati të hapi “thesin” gjatë verës për “protagonistin” nga Malësia e Madhe, duke e pritur krahëhapur.

Mario Mitajt i skadon kontrata me Al-Ittihad në vitin 2028-të, ndërsa kartoni i tij vlen 5.5 milionë euro, kuotë mëse e “pranueshme” për financat e AEK-ut.

Nëse kalimi ndodh, do të rezultonte rikthim në “shtëpi”, pasi është “produkt” nga verdhezinjtë e Athinës, deri te integrimi te ekipi i parë, me të cilët ka luajtur edhe 16 ndeshje.               

Poll

Lexo gjithashtu