Tedi Cara e ka nisur mbarë debutimin me ekipin e tij të ri, ukrainasit e LNZ Cherkasy. Sulmuesi shqiptar shënoi të parin e sfidës miqësore që skuadra zhvilloi përballë MTK Budapest, fituar me rezultatin “poker”, 4-0.
Ashtu siç pritej, Cara kombinon mjaft mirë me shokun e skuadrës dhe në fund çon topin në fundin e rrjetës.
Pamjet nga aksioni i golit i ka shpërndarë vetë klubi ukrainas në rrjetet sociale, ndërsa shihet “nuhatja” e saktë që ish-i i Partizanit ka drejt golit, që rrallë herë gabon.
Kjo statistikë vërtetohet edhe tek numri i golave të shënuar tek Oleksandryia, ekipi nga i cili zgjodhi të largohej. Plot 12 të shënuar dhe 5 të “gatuar” në 43 ndeshje gjithsej.
Goli i Tedi Carës në miqësore
Poll
