Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ka fituar titullin në Itali dhe debutoi me Shqipërinë në qershor, Luis Hasa gati të lërë përfundimisht nënkampionët për rivalin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin në Itali dhe debutoi me Shqipërinë në
Luis Hasa

Luis Hasa pritet të largohet nga Napoli në këtë sesion të merkatos, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për t’i gjetur mesfushorit shqiptar një sistemim të ri.

Së fundmi, siç shkruan gazetari italian, Gianluca Di Marzio, për futbollistin e Kombëtares interes ka shprehur Frosinone që ka zhvilluar dhe kontaktet e para për t’u njohur me detajet e këtij operacioni.

22-vjeçari u shfaq bindshëm gjatë periudhës së huazimit nga nënkampionët, duke shënuar 5 gola dhe shërbyer 3 të tjerë në sezonin që sapo lamë pas me Carraresen.

Po ashtu, djaloshi premtues debutoi dhe me Kombëtaren shqiptare duke marrë ftesën e parë nga trajneri Rolando Maran. Ai mori minuta të rëndësishme në sfidën përballë Izraelit, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” i kap 4.5 milionë eurot.  Kujtojmë se me Napolin, Hasa u shpall kampion i Italisë në sezonin 2024/25. 

 

Poll

Lexo gjithashtu