Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U bë “hasëm” me tifozët prej sulmuesit, Sylvinho “shokon” me deklaratën: Ernest Muçi është për Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
U bë “hasëm” me tifozët prej sulmuesit, Sylvinho
Sylvinho dhe Ernest Muçi

Pas mbylljes së bashkëpunimit me Kombëtaren, Sylvinho ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga pozita e trajnerit. Së fundmi, braziliani është prononcuar për “Karar” në Turqi, ndërsa ka habitur jo pak me fjalët lavdëruese në adresim të sulmuesit të Shqipërisë, Ernest Muçit.

Muçi është një lojtar shumë i mirë me aftësi të larta teknike. Ai gjithashtu ka një kapacitet të madh për të shënuar gola. Po zhvillohet shumë dhe padyshim që ka më shumë hapësirë ​​për t‘u rritur. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar.

Kishte shumë konkurrencë për atë pozicion në ekipin Kombëtar, por ne ishim të sigurt se ai nuk ishte vetëm një futbollist shumë i mirë, por edhe një njeri shumë i mirë. Ishte gjithmonë një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm.

Muçi mund të luajë në Premier League dhe nëse kjo ndodh, kjo do ta ndihmonte shumë karrierën e tij të rritej. Siç tha trajneri i Trabzonspor, edhe unë mendoj se Muçi është një lojtar i nivelit të Premier League.

Besoj se ai do të arrijë nivele edhe më të larta në karrierën e tij”, prononcimi i Sylvinhos. Interesante është se gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren, 52-vjeçari u bë “hasëm” me tifozët për shkak të lënies në plan të dytë të bomberit kuqezi, i cili bën pjesë te Trabzonspor në Superligën turke.    

 

Poll

Lexo gjithashtu