Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” në mes të merkatos, Jasir Asani VENDOS për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” në mes të merkatos, Jasir
Jasir Asani kur ishte pjesë e Partizanit

Jasir Asani është një lojtar i lirë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe klubi iranian i Esteghlal, kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit, duke prishur kontratën.

Mësohet se shkak për këtë ndarje të parakohshme, është bërë mospagimi i detyrimeve nga klubi, për sezonin e shkuar. Është vetë 31-vjeçar nga Shkupi që e ka njoftuar këtë vendim për të prishur kontratën, gjë që nuk është refuzuar nga Esteghlal.

Kujtojmë se për Asanin është aluduar një interesim nga LaLiga spanjolle. Vetë futbollisti ka konfirmuar disa javë më parë, se Getafe është pas tij, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë lëvizje.

Vlen të theksohet se në formën e Asanit ndikoi shumë edhe lufta në Lindjen e Mesme, duke bërë që kampionati i Iranit të ndalohej. Kjo detyroi 31-vjeçarin të rikthehej disa kohë në Shqipëri, duke u stërvitur edhe me Partizanin, por humbi vendin në Kombëtare.  

Poll

Lexo gjithashtu