Fotomontazh/ Armando Broja
Burnley është mposhtur në miqësore nga amerikanët e Real Salt Lake. Kjo sfidë prove, pati dominues ekipin nga SHBA-ja, me këta të fundit që triumfuan 4-1.
“Gjurmë” në këtë ndeshje la edhe Armando Broja, edhe pse jo pozitive. Në minutën e 5-të të sfidës, sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu besua një 11-metërsh, mirëpo Broja gaboi nga penalltia.
Në minutën e 67-të, 24-vjeçari shqiptar u zëvendësua, duke i lënë vendin Sonne. Kështu, Broja nuk shfrytëzon mundësinë e artë, që ndoshta mund t’i jepte shpresa për minuta në sezonin e ri.
Penalltia e humbur nga Armando Broja
Poll
