Leonard Kastrati dhe Ylber Ramadani
Ditën e sotme, klubi i Corum FK, zyrtarizoi transferimin e mesfushorit të Kombëtares Ylber Ramadani.
“Shkatërruesi” u largua nga Leçe pas 3 vitesh, ndërsa do të kërkojë të bëjë “zhurmë” në Superligën turke. Biznesmeni shqiptar, Leonard Kastrati e ka uruar Ramadanin për këtë lëvizje profesionale.
“Suksese vëlla. Zoti të bekoftë në udhëtimin tënd të ri në Corumspor”, mesazhi i Kastratit. Në Superligan e Turqisë, Ramadani do të gjejë dy lojtarët e tjerë të Kombëtares si rival, Ernest Muçin te Trabzonspor dhe Qazim Laçi me Rizespor.
Mesazhi i Leonard Kastratit për Ylber Ramadanin
Poll
