Fran Garcia & Federico Valverde
Franc Garcia do të jetë futbollisti më i ri i Real Betis. Mbrojtësi 26-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij me “Los Blancos”, për të nisur një rrugëtim të ri me rivalët e tyre në LaLiga-n spanjolle.
Për të siguruar shërbimet e tij, Betis pritet të paguajë rreth 4 milionë euro. Ndërsa klubi i Real Madrid do të mbajë 50% të kartonit, në rast se Garcia do të rishitet në të ardhmen.
Me Marc Cucurella, Alvaro Carreras dhe Benjamin Mendy, për spanjollin nuk kishte vend. Garcia ishte i padëshiruar edhe nga trajneri Jose Mourinho, duke e bërë të pashmangshëm largimin.
View this post on Instagram
Poll
