Kim Antonelli fitoi “Çmimin e Madh” të Kinës me Mercedes në garat e Grand Prix, duke përfunduar i pari në renditjen e fundit dhe lënë pas shokun e tij të skuadrës, George Russell.
Një sukses i rëndësishëm për pilotin, i cili me këtë “katapultim” vendimtar në vijën e fundit të finishit, u bë dhe italiani i parë dhe më i riu për shtetin e tij që arrin në këtë pozicion.
I mahnitur nga kjo paraqitje ka mbetur dhe ish-kampioni i botës, Valentino Rossi, ndër të parët që ka duartrokitur këtë “moment të veçantë” për Antonellin, teksa shprehet se Italia dhe Formula 1 janë vërtetë me fat që kanë një pilot skuderie të këtij niveli dhe në këtë moshë kaq të hershme.
“Është e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që po e përjetoj këtë moment me Kimin sepse ne e kemi ndjekur atë që prej se ishte fëmijë. Ishte po kaq e mrekullueshme që ta shihje në Formula 1 të garojë me një makinë kaq konkurruese dhe të fitojë për herë të parë. Italisë i ka munguar një pilot i tillë për një kohë të gjatë”, deklaroi Rossi.
