
Korabi ka arritur të fitoi me rezultatin minimal 0-1 në miqësore ndaj Vorës në transfertë. Skuadra dibrane I falet sërish sulmuesit Skuka që shënon golin e fitores në minutën e 88-të të ndeshjes. Lojtari ka qenë mjaft deçiziv për Korabin në ndeshjet miqësore duke shënuar pothuajse në çdo sfidë miqësore. Ekipi i drejtuar nga Dalipi do të jetë një nga skuadrat pretendente të Kategorisë së Parë për t'u ngjitur sezonin tjetër në Superligë. Kategoria e Parë ashtu si Superliga nuk ka nisur ende me skuadrat që janë në pritje për të marrë dritën jeshile nga FSHF-ja.
FT| KF Vora 0-1 KF Korabi
88' Skuka
Formacioni: Birja, Çaço, Dida, Lala, Muça, Mziu, Reçi, A.Murrja, Topalli, Skuka
U aktivizuan: Paplekaj, Duka, Çutra, D.Murja, Joti, A.Marku, Gjongecaj, Xhebrahimi