Ka dalë rezonanca magnetike për lojtarin e Interit, Marcelo Brozoviç. Sikurse raporton "Corriere dello Sport", mesfushori ka pësuar një tërheqje të muskulit në kofshën e tij dhe nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Jo vetëm kaq, por kroati pritet që t'i nënshtrohet përsëri mjekimeve në javën e ardhshme për të mësuar një informacion akoma më të saktë.
Lojtari u dëmtua në fundjavë në ndeshjen ndaj Atanaltas në "San Siro", (0-0), ku u zëvendësua që në pjesën e parë.
Kujtojmë që Interi pas 5 ditësh do të luajë në transfertën e Frosinones dhe Brozoviç nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Luçiano Spalletti.
Poll
