Karton i kuq dhe karton i verdhe
Bylis dhe Flamurtari do të përballen sot në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Ballshit, “Adush Muça”, do të nisë prej orës 15:00.
Tashmë FSHF ka vendosur për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Albert Doda, ndërsa asistentët e tij do të jenë Egin Doda dhe Xhuljo Mani.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Dorjan Maletaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Doda do të vijnë Erjon Bylykbashi dhe asistentja e tij, Emanuela Rusta.
Arbitër kryesor: Albert Doda
Asistent 1: Egin Doda
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
VAR: Erjon Bylykbashi
aVAR: Emanuela Rusta
Poll
