
Sezon e ri mund të mos ketë më Tërbun, pasi ky ekip është i zhytur në shumë e shumë probleme të mbartura nga sezoni i fundit, që kanë të bëjnë me anën financiare. Lojtarët e sezonit të fundit kërkojnë me ngulm djersën e tyre, pagat e muajve që kanë luajtur, por klubi pukjan nuk është në gjendje t'i gjejë 180 milionë lekë të vjetra, aq sa shkon shuma totale. Duket një situatë pa zgjidhje, ndërkohë që lojtarët i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, ku kërkojnë të shlyhen financiarisht dhe të marrin dokumentacionin përkatës nga Tërbuni për të luajtur me një ekip tjetër. Tërbuni është drejt shkrirjes dhe ky është një lajm i keq për tifozërinë pukjane.
Poll