Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Tiranës në Kupë, Pollozhani: Jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja, me gjërat e tjera merren drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Tiranës në Kupë, Pollozhani: Jemi të

Flamurtari do të luaj ditën e nesërme sfidën e parë për këtë vit, atë ndaj Tiranës në Kupë. Në intervistën përpara ndeshjes ka folur mbrojtësi Pollozhani i cili u shpreh se skuadra është përqendruar vetëm te ndeshja dhe jo te problemet financiare.

Zyrtarisht nisim nesër, një ndeshje kupe, specifike. Nuk mbaron gjë nesër, janë dy ndeshje nga 90 minuta. Mendoj se gjatë minifazës ekipi është përgatitur, lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur. Do futemi në fushë 100% për ta marrë një rezultat pozitiv, në mënyrë që t'ia bëjmë vetes më të lehtë ndeshjen e kthimit", u shpreh fillimisht Pollozhani para gazetarëve.

Ndeshja ndaj Tiranës? "Tiranën e njohim, bëhet fjalë për një kundërshtar të mirë dhe të fortë, pavarësisht pozicionit në renditje. Po t'u lësh hapësira janë të rrezikshëm. Shkojmë për rezultat pozitiv. Çfarë ka ndryshuar Mema te Tirana?  Ishte te ne pak kohë. Ai ka ndryshuar mentalitetin, pasi e njeh klubin dhe lojtarët. Ka bërë punë të mirë atje, por unë shpresoj që nesër rezultati të jetë pozitiv në favorin tonë".

Problemet financiare? "Grupi është i konsoliduar dhe do të japë maksimumin. Çfarë flitet e çfarë bëhet nuk i intereson shumë grupit. Do shohim kush do jetë gati, pasi ka pasur dëmtime apo lojtarë me probleme të lehta shëndetësore. Do mundohemi të bëjmë më të mirën nesër".

Garanci nga presidenti Idrizi? "Nuk mund të marrim asnjë lloj garancie, jemi këtu për të folur për ndeshjen e nesërme. Çfarë garancie jepet ka njerëz të tjerë që mund të flasin. Pika jonë më e fortë është grupi, kemi cilësi në sulm dhe shpresoj që ato cilësi t'i vëmë në punë dhe të kapim objektivat".

Sfida ndaj Teutës? "Nuk e di si bëhet kalendari, por ne luajmë për Kupë ndeshje të vështirë. Kundërshtari ynë në kampionat nuk ka ndonjë sforco, edhe pse në çdo ndeshje duhet dhënë maksimumi. Ndeshja me Teutën duhet të ishte më e largët, pasi ne kemi ndeshje më të fortë. kemi kundërshtar më të fortë në letër, ndryshe nga Teuta".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga