
Skuadra e Nurnberg në Bundesligën e dytë gjermane ka zyrtarizuar përforcimin e skuadrës me mesfushorin e kombëtares kosovare, Enis Alushi.
Futbollisti 30-vjeçar ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me St. Pauli, ku u aktivizua sezonin e kaluar dhe bëri paraqitje mjaft positive. Me Alushin, Nurnberg zgjidh problemin e mungesës së një “regjizori” në mesfushë.
Alushi ka luajtur gjithë karrierën e tij në Gjermani, dhe prej rreth një dekade aktivizohet në ekipet e Bundelsigës 2.