Për të larguar komentet negative ndaj vetes, Murinho ka gjetur fajtorin e radhës, të cilin e fajëson për humbjet e ekipit. Barazimi i fundit në kampionat ndaj West Ham duket se ka shuar shpresat e Mancheter United për të qenë në garë për titullin kampion.
Jose Mourinho e pranon se skuadra e tij nuk ka asnjë shans, teksa ka gjetur dhe fajtorin për dështimin e këtij sezon, duke fajësuar Van Gaalin për çdo gabim të ekipit.
“Ndonjëherë, kur një trajner merr përsipër një klub të ri, dallimet në qasjen e mentalitetit janë të rëndësishme. Në këtë rast të gjitha gjërat kanë nevojë për një kontakt, qoftë edhe pak, vetëm një gjurmë gishtash dhe trajneri i ri mund të marrë më shumë nga skuadra”, tha ai.
“Ne ndoshta mund të merrnim rezultate më të mira, në qoftë se nuk ishin duke u përpjekur për të shkuar në një drejtim të kundërt”, tha ndër të tjera Mourinho që sulmoi në mënyrë indirekte Van Gaalin.
Këto kanë qenë fjalët e fundit të Murinhos për disfatën e tij në klubin e Mancheter United.
