Brajan Gruda dhe Julian Nagelsmann
U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda mund të përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen, pasi te Gjermania shanset për të qenë te ekipi i parë, u vlerësuan shumë të vështira.
Megjithatë, postimi i fundit nga 21-vjeçari i jep fund shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës. “Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, shkruan Gruda në “Instagram”.
Reagimi i mësipërm është “sinjal” i qartë për talentin me origjinë shqiptar, për të nuk ka zgjedhje tjetër përveç “Pancerave”. Aktualisht lojtari në fjalë luan me Gjermaninë U-21, ndërsa është në pritje për të marrë festën nga trajneri Julian Nagelsmann.
View this post on Instagram
Poll
