Për disa mund të jesh më i miri i historisë, e për të tjerët një njollë e keqe. Kjo i ka ndodhur Marco Van Basten, i cili është përballur me "sulme" nga një ish-lojtar të cilin e ka trajnuar, kur ishte pjesë asokohe e skuadrës që militon në kampionatin hollandez në sezonet 2012-2014.
Bëhet fjalë për Doke Schmidt, i dalë në pension në moshën 33-vjeçare. Sipas këtij të fundit, eksperienca me Van Basten nuk ka qenë aspak pozitive, duke e etiketuar si trajnerin më të keq që i kanë parë sytë sa kohë ishte aktiv si lojtar profesionist.
"Nuk kam patur asgjë personale me të. Thjesht duhet ta pranojë që trajnimi nuk ishte punë për të", ka deklaruar mbrojtësi i djathtë.
Schmidt vari këpucët në gozhdë në vitin 2024 dhe eksperienca e tij ka qenë kryesisht në ligat e Hollandëz duke fituar vetëm një trofe.
