Argjentina
Janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit miqësoret e vlefshme si parapërgatitje për Kupën e Botës 2026.
Pretendentët e këtij trofeu fituan bindshëm, duke treguar edhe njëherë seriozitetin që kanë për të bërë më të mirën në këtë edicion.
Kështu, Argjentina fitoi 5-0 ndaj Zambisë, sfidë në të cilën ka shenjën e tij dhe Leo Messi me një gol dhe asist. Fitore mori dhe Brazili i Carlo Ancelottit me Portugalinë, të cilat mposhtën respektivisht Kroacinë (3-1) dhe Shtetet e Bashkuara (0-2).
Favorit në bazë të përqindjeve mbetet Spanja e Luis De La Fuentes pas suksesit në Europian, ndërsa Albicelestet i ndjekin nga pas si fituesit në fuqi të Botërorit 2022.
Poll
