Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Eleminimi i Shqipërisë nga Polonia “merr dhenë” në botë, trajneri Sylvinho tradhton "ritualin" brazilian në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Eleminimi i Shqipërisë nga Polonia “merr dhenë”
Sylvinho dhe Brazili

Disfata në Varshavë e Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultatin 1-2, kae cila solli dhe eleminimin e Kombëtares në kualifikueset e Kupës së Botës, ka prekur gjithashtu edhe Brazilin.

Edhe pse skuadra kombëtare do të jetë pjesë e Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, në Brazil janë “në vaj” pasi në këtë turne të rëndësishëm global, nuk do të ketë më trajnerë brazilian që do të përfaqësojnë skuadrat respektive. Kështu shkruan media në Brazil "Lance", në të cilën sillet në vëmendje fakti se për herë të parë në histori, nuk do të ketë emra brazilianë në stol.

Emërimi i Carlo Ancelottit në krye të “Selecciao”, i dha fund këtij “rituali brazilian”, kjo sepse në historinë e Botërorëve të mëparshëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që Brazili ose një tjetër skuadër reprezentuese në këtë turne, të mos kishte në stol një trajner brazilian.

Kështu, duket se Sylvinho ka “prerë në besë” vendlindjen e tij, duke mos e vazhduar këtë mit këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm në kontinent. 

Eleminimi i Shqipërisë nga Polonia “merr dhenë”
Artikulli i medias braziliane

 

Poll

Lexo gjithashtu