Dikur bënin historinë te Manchester United, ndërsa sot djemtë e tyre janë të gatshëm të marrin hapa të rëndësishëm për të nisur karrierën profesionale në futboll.
Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo kanë arsye të "festojnë" për trashëgimtarët e tyre të rinj që po lënë tek skuadrat ku kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Fjala është për Kai Rooney dhe Cristiano Ronaldo Jr, të cilët kanë marrë vendimin për t'u aktivizuar tek të rinjtë e Manchesterit dhe ky i fundit tek Reali i Madridit.
Ronaldo Jr është duke u aktivizuar momentalisht te akademia e klubit arab Al Nassr dhe diskutimet me gjigantët spanjollë janë në rrugën e duhur për të bërë realitet një ëndërr që jeton tek tifozët madrilenë.
Historia ka të ngjarë të përsëritet dhe trashëgimia do vijojë të ruhet, edhe pasi Ronaldo t'i bashkohet Rooneyt kur t'i japë fund futbollit të luajtur e të varë këpucët në gozhdë.
