Pamje nga momenti
Ndeshja mes Kroacisë U21 dhe Turqisë U21 u ndërpre në minutën e 35-të pas një incidenti të rëndë në fushë. Sfida kualifikuese u anulua pasi trajneri turk, Tolunay Kafkas, u rrëzua papritur.
Sipas raportimeve të “Tivibu Spor”, ai rrëshqiti dhe goditi kokën, duke pësuar ënjtje. Trajneri u transportua menjëherë në spital, por fatmirësisht ishte i vetëdijshëm gjatë dërgimit për trajtim.
Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv në Turqi, në një moment delikat për futbollin e vendit.
Poll
