Mircea Lucesku nuk do të jetë më trajneri i Rumanisë, duke mbyllur kështu dhe ciklin e tij me këtë kombëtare. Vendimin e ka marrë federata rumune e cila njoftoi që palët kanë arritur kompromisin për të ndarë rrugët, për t'i hapur faqen një tjetër kapitulli për të ardhmen.
Eleminimi nga Turqia në gjysmëfinale, çfarë solli dhe lënien jashtë të skuadrës nga Kupa e Botls 2026, u bë shkak që vazhdimësia në stol t'i premtohet një emri të ri i cili do të përcaktohet në javët në vazhdim.
Lucescu largohet me pengun e vetëm që nuk udhëhoqi të tijët drejt këtij turneu, edhe pse në repertorin e tij personal mund të mburret me rekordin si trajneri më i vjetër që ka drejtuar një skuadër kombëtare në nivele të mëdha.
Atij pritet t'i besohet një tjetër rol, pasi në federatë besojnë se njohuritë e 80-vjeçarit mund të shërbejnë që Rumania të marrë sërish hov në kualifikueset e radhës.
View this post on Instagram
