Veron Mosengo-Omba ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm i Konfederatës Afrikane të Futbollit, në një moment të vështirë për futbollin afrikan. Në deklaratën e tij, ai theksoi se largohet pasi ka “pastruar çdo dyshim” dhe e lë institucionin më të qëndrueshëm.
Dorëheqja vjen mes akuzave për klimë toksike në punë, edhe pse një hetim i brendshëm e shpalli të pafajshëm. Sipas “Reuters”, detyrën e përkohshme do ta marrë Samson Adamu.
Situata në CAF është tensionuar edhe nga vendimet e fundit, përfshirë çështjen e kombëtares së Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Organi drejtues pret tashmë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, pas ankimimit të Senegalit për humbjen administrative 0-3 ndaj përfaqësueses së Marokut.
