Zëvendëspresidenti i Partizanit të Beogradit nuk e ka pritur mirë lëvizjen e drejtuesve të klubit pasi Milani u tregua më i shkathët në lëvizje për të siguruar shërbimet e Andrej Kostic.
Predrag Mijatiovic ka ngritur zërin tek bordi duke i kërkuar llogari që pranuan të shisnin për një shifër fare të ulët një talent të ri si Kostic, madje duke i akuzuar se e kanë shpërfillur pasi konsideron se fjala e tij nuk është respektuar.
"Nuk u konsultova fare në lidhje me këtë transferim. S'e kam vënë re kurrë ofertën e Milanit, pasi përndryshe do të isha i përfshirë në të gjithë procesin e vendimmarjes dhe do e bëja të qartë se lojtari ynë nuk shitej, aq më shumë për një vlerë kaq të pakët. Kjo sjellje shkel rregulloret e klubit, pasi nuk është marrë për bazë roli im dhe përgjegjësitë e mia që janë përcaktuar qartë.
Morët një vendim të nxituar. Nuk pati aspak transparencë. Politika e klubit. Ne synojmë t'i japim futbollistëve zhvilimin e talentit dhe potencialit që kanë. Shumë shopejt do të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme", është shprehur i revolutuar zv-presidenti i klubit.
Kujtojmë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare u tregua i kujdesshëm duke vepruar në kohë për t'i marrë firmën lojtarit serb që e konsideron si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e Milanit.
