Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lysien Nurishmi flet për ndeshjet e shtyra në Kategorinë së Parë: Luhen të gjitha pa mbaruar faza e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Lysien Nurishmi flet për ndeshjet e shtyra në Kategorinë së

Në Kategorinë e Parë ka patur këtë javë 3 takime të cilët janë shtyrë, dy prej tyre për shkak të gjendjes jo të mirë të lojtarëve ku përmendim takimin Shënkolli - Bylis dhe Korabi - Kastrioti. Ndërsa ndeshja tjetër Tërbuni-Erzeni për shkak të reshjeve u ndërpre në pjesën e parë.

Në lidhje me këtë fakt, sekretari i garave në FSHF, Lysin Nurishim ka shpjeguar në një prononcim për RTSH edhe arsyet pse janë marrë masat e tilla dhe se ndeshjet e prapambetura do të luhen përpara përfundimit të fazës së dytë.

"Ekipi i Bylisit paraqiti raport mjekësor nga qyteti i Ballshit pasi shumica e lojtarëve nuk ishin në gjendje. Korabi dhe Kastrioti u zhvillua sot dhe kjo ndeshje u shty për 48 orë për shkak të gjendjes së lojtarëve të cilët gjithashtu nuk ndiheshin mirë.

Ndeshja Tërbuni-Erzeni do zhvillohet javën e ardhshme. Të gjitha takimet do të luhen pa përfunduar faza e dytë. Skuadrat e tjera nuk e kanë problem. Kur një ekip nuk e zhvillon dot ndeshjen nuk e detyrojmë dot. Zgjedhjet e FSHF nuk kanë sjellë shqetësime dhe ndeshjet janë zhvilluar pa incidente", përfundoi ai.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga