Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, është shprehur për "Supersport" pas barazimit 1-1 me Teutën në Durrës, se i uron të gjithë lojtarët e të dyja skuadrat. Gjithashtu, tekniku ka thënë se e kishte përgatitur ndeshjen mirë, dhe kishte ardhur për ta fituar.
"Dua të uroj të gjithë lojtarët për lojën. Të dyja ekipet dhanë maksimumin. Për rezultatin, kam ardhur për të marrë barazim. Erdha këtu i organizuar mirë, për ta fituar. Nuk bëmë aventurë, sepse po luanim ndaj një ekipi cilësor. E kisha përgatitur ndeshjen për ta fituar. Rezultati është ai që të imponon lojën. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Kallaku realizoi një gol të shkëlqyer, dua të përgëzoj. Ekipi është ekip që ka luajtur në Europë dhe nuk ka patur ditë pushimi. Nuk kisha lojtarë që i besoja për t'i futur në fushë. Unë nuk i aktivizoj lojtarët që nuk më kënaqin në stërvitje. Në merkato ekipi do të marre fizionomi tjetër. Laçi është ekip që ka kakakter. Dihet që Laçi është i fortë, japin maksimumin. Trajnerët vijnë ikin. Ekipi ka nevojë për cilësi, për lojtarë që bëjnë ndryshimin. Do të përpiqemi t'i gjejmë dhe do të shihni një Laç tjetër. Ngelet Kroacia e hapur, por as kundër Gjermanisë, apo Hollandës, për të sjellë lojtarë cilësorë", është shprehur Besnik Prenga.
