
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen e ish-portierit të Real Madridit, antiago Canizares. Futbollistit i ka vdekur i biri, i cili ishte vetëm 5 vjeç, pas një sëmundjeje të rëndë. Ka qenë vetë Canizares që e ka dhënë lajmin tragjik, nëpërmjet një postimi në Tëitter.
"Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t'ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësie që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, dhe duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi", shkroi Canizares në "Tëitter".
Kujtojmë që Canizares ka luajtur dhe për Kombëtaren Spanjolle, me të cilën ka zhvilluar 46 takime.
Poll