
Nesër në orën 18:00 luhet për objektivin titullin, të shtunën luhet për një biletë inferiore ndërsa të dielën luhet për një vënd në Europë. Java ofron emocione të jashtëzakonshme me ndeshjen Skënderbeu – Kukësi në Korçë, ndërkohë që të shtunën do të luhet një takim shumë i nxehtë në Laç me Flamurtarin si udhëtues. Të dielën Luftëtari pret Tiranën në Gjirokastër për të diskutuar vëndit e katërt, pozicion të cilin e synon edhe Vllaznia.
Të tre takimet meritojnë jo vetëm të gjykohen nga stemat e FIFA-s por kanë nevojë gjithashtu edhe për gjyqtarët e linjës. FSHF ka aplikuar një rregull të tillë për ndeshjet më të rëndësishme të javës por këtë fundjavë të tre këto takime kanë vlerë të njëllojtë dhe e vështirë të thuhet se cila është më e rëndësishmja, cila meriton të gjykohet nga pesë arbitra dhe cila jo.