Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Gjyqtari prek topin padashje gjatë aksionit? Miratohen tetë rregulla të reja në arbitrim

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtari prek topin padashje gjatë aksionit? Miratohen tetë rregulla

Kongresi i Bordit Ndërkombëtar i arbitrimit ka miratuar rregulla të reja për futbollin. Prej ditës së djeshme kanë hyrë në fuqi dhe do të zbatohen fillimisht në Kampionatin Botëror të U-20, ku do të shqyrtohen nga organët përkatëse të FIFA-s.

Prekja e topit nga gjyqtari që ndikon drejtpërdrejtë në aksion, do të prapësojë gjithçka ku do t'i kthehet sfera ekipit që e kishte në zotërim. Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime të tjera që vijojnë si më poshtë:

- Rregulli i parë ka të bëjë me prekjen e topit prej gjyqtarit. Nëse prej atij aksioni realizohet një sulm tjetër për kundërshtarin dhe shënohet gol, atëherë topi i kthehet ekipit që e kishte në zotërim.

- Për të shmangur sjelljet anti-sportive, sulmuesit duhet të jenë të paktën një metër nga muri kundërshtar, në çdo drejtim të tij.

- Kur portieri bën rinisjen e lojës nga zona e pesë metërshit, lojtari kundërshtar nuk do të duhet të presë për të lënë zonën e penalltisë. Futbollisti kundërshtar mund të ndërhyjë sapo të bëhet prekja e parë.

Çdo prekje e topit me dorë në gjatë goditjes së dënimit mbi lartësinë e shpatullës do të jetë penallti, pavarësisht nëse është e qëllimshme apo jo.

-Nuk do të pranohet në asnjë formë goli nëse realizohet me dorë, edhe nëse topi aksidentalisht ka prekur në dorën e lojtarit.

-Trajnerët dhe lojtarët në stol tani e tutje do të marrin kartonë të verdhë dhe të kuq.

-Lojtari që e lë fushën me rastin e zëvendësimit, nuk duhet të largohet në mesfushë, por ku është më afër.

- Kundërshtari duhet të qëndrojë 4 metër larg, në momentin që arbitri i jep topin futbollistit që do ta luajë atë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7